Ka vdekur nënoficeri i lartë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rreshterë i parë Besim Bajraktari, shkruan Gazeta Metro.
FSK’ja ka njoftuar se pas një sëmundjeje të rëndë sot në Republikën e Francës ku ishte për shërim, ka vdekur nën.oficeri i lartë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rreshterë i parë Besim Bajraktari.
“Në emër të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës i shprehim ngushëllime familjes, shokëve, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë personelit ushtarak e civil të FSK-së. Ndërsa për ceremoninë e homazheve dhe varrimit do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook.
Ky është njoftimi i plotë i FSK’së:
Njoftojmë të gjithë pjesëtarët e FSK-së dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, se ka ndërruar jetë nënoficeri i lartë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rreshterë i parë Besim Bajraktari, pas një sëmundjeje të rëndë sot në Republikën e Francës ku ishte për shërim.
Në emër të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës i shprehim ngushëllime familjes, shokëve, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë personelit ushtarak e civil të FSK-së.
Ndërsa për ceremoninë e homazheve dhe varrimit do të njoftoheni me kohë. ./gazetametro.net