Loading…

Vdes në moshën 80 vjeçare legjenda e futbollit rumun, Mircea Lucescu

  • 07/04/2026 | 20:45

Vdes në moshën 80 vjeçare legjenda e futbollit rumun, Mircea Lucescu

Legjenda rumune, Mircea Lucescu, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare, pasi nuk arriti të mbijetojë pas një ataku kardiak që pësoi ditët e fundit.


Sipas burimeve zyrtare, Lucescu ishte shtruar prej disa ditësh në spitalin universitar, ku po merrte trajtim intensiv.

Gjendja e tij u përkeqësua pas problemeve shëndetësore që nisi të ndiente gjatë grumbullimit të kombëtares së Rumanisë, në prag të një ndeshjeje miqësore ndaj Sllovakisë, takim në të cilin ai nuk mori pjesë.

“I Lúce”, siç njihej ndryshe në botën e futbollit, pësoi atakun kardiak më 3 prill dhe që prej asaj dite nuk arriti të rikuperohej.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë