Loading…

Vdes në moshën 80-vjeçare aktori Tim Curry, ikona e ‘Rocky Horror’

  • 28/08/2026 | 09:21

Vdes në moshën 80-vjeçare aktori Tim Curry, ikona e ‘Rocky Horror’

Aktori britanik Tim Curry ka vdekur në moshën 80-vjeçare në shtëpinë e tij në Los Angeles, pas një periudhe të gjatë me probleme shëndetësore. 


Lajmi u konfirmua nga menaxheri i tij dhe u raportua nga Reuters, CBS News dhe Variety.  Curry ishte një prej figurave më të veçanta të kinemasë, televizionit dhe teatrit britanik e amerikan. Rolin më të famshëm e pati si Dr. Frank-N-Furter në “The Rocky Horror Picture Show” të vitit 1975, film që me kalimin e viteve u shndërrua në një prej veprave më të njohura të kulturës “cult”.

Ai u bë i njohur edhe për interpretimin e Pennywise në miniserialin “It” të vitit 1990, ndërsa në karrierën e tij përfshihen edhe role në “Clue”, “Annie”, “Home Alone 2” dhe “Muppet Treasure Island”. Curry pati gjithashtu një karrierë të gjatë në skenat e teatrove britanike dhe amerikane.

Në vitin 2013, Curry pësoi një goditje në tru, pas së cilës përdori karrige me rrota, por vazhdoi të punonte, veçanërisht në projekte me zë. Ai u shfaq edhe në filmin “Stream” të vitit 2024.

Një prej interpretimeve të tij më të dashura mbeti Frank-N-Furter, personazhi që sipas Curry-t u dha shumë të rinjve “leje për të qenë ndryshe”.

Me një karrierë që përfshiu skenën, filmin, televizionin dhe dublimin, Curry la pas një trashëgimi të veçantë artistike dhe disa prej personazheve më të paharrueshme të kulturës popullore.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë