Loading…

Vdes në moshë të re, ylli i ”True Blood”

  • 09/07/2017 | 15:23

Vdes në moshë të re, ylli i ”True Blood”

Nelsan Ellis, i njohur më së miri për rolin e Lafayette Reynolds në serialin amerikan “True Blood” vdiq në moshën 39-vjeçare, njoftoi televizioni HBO.

“Jemi jashtëzakonisht të trishtuar kur u njoftuam për vdekjen e Nelsan Ellis”, tha ky televizion.

Emily Gerson Sianes, menaxherja e Ellis tha për ”The Hollywood Reporter” se Nelsan vdiq pas komplikimeve në zemër.

Aktori i lindur në Ilinois mori pjesë në të shtatë seritë e “True Blood”.

Ai pati role edhe te filmet e njohur si “The Help” (2011) dhe “Elementary”.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë