Loading…

Vdes në moshë të re karateisti kosovar

  • 10/02/2022 | 21:19

Vdes në moshë të re karateisti kosovar

Kryetari i Komunës së Ferizajit, Agim Aliu ka njoftuar me anë të një telegrami të ngushëllimit për ndarjen nga jeta të karateistit, Sejdulla Veseli.


Aliu ka shkruar se Veseli ishte njëri prej sportistëve më të shquar të komunës së Ferizajit. Ai ishte pjesë e Klubit të Karatesë, “Fituesi” në Ferizaj.

“Me dhembje mora lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të sportistit të shquar ferizajas, karateistit Kampion nga Klubi i Karatesë “Fituesi” në Ferizaj, Sejdulla Veseli”, ka shkruar ai fillimisht në Facebook.

“Ai i dha lamtumirën botës së të gjallëve në moshë të re, duke lënë pafund mërzi prapa vetes, tek familja, miqtë, shokët e pasionit e të njohurit e tij”

“Ngushëllime të sinqerta familjes Veseli, komunitetit sportiv, miqve e të njohurve të të ndjerit. Qoftë i parajsës shpirti i tij!”, ka shkruar Aliu.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë