Një burrë rreth moshës 50 vjeçare ka vdekur të martën në Pallatin e Drejtësisë, derisa ishte pjesë si palë e një procedure civile në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
F.Sh., sipas dëshmitarëve për një moment nuk është ndjerë mirë dhe është alivanosur, për tu konstatuar më pas vdekja e tij, nga mjekët e ndihmës së shpejtë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.
“Dje në Departamentin e Përgjithshëm -Divizioni për çështje Civile ka ndërruar jetë një person me inicilat F.Sh., rreth moshës 50 vjeçare i cili ka qenë palë në procedurë në një çështje civile”, tha Gashi për Gazetën Express.
Shkaqet që kanë quar në vdekjen e këtij personi në objektin e Drejtësisë në kryeqytet, mbeten ende të pasqaruara, porse zëdhënësja e gjykatës thotë se për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës.
“Gjykata Themelore menjëherë ka njoftuar ndihmën e shpejtë e cila pavarësisht përpjekjeve nuk ka arritur ta rikthej në jetë të ndjerin. Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës”, tregon Gashi.