Ka vdekur miku i madh i kosovarë, Senatori amerikan Bob Dole, shkruan Gazeta Metro.
Lajmin e ka bërë të ditur ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku, përmes një shkrimi në Facebook, e cila ka shkruar se me dhimbje ka marrë lajmin e se miku ynë i çmuar, Senatori Bob Dole ka ndërruar jetë.
Ajo tutje ka thënë se Dol ishte zëri i Kosovës në ShBA dhe se liria dhe pavarësia janë të lidhura ngushtë me kontributin e Dole.
Postimi i plotë:
Me dhimbje pranova lajmin se miku ynë i çmuar, Senatori Bob Dole ka ndërruar jetë. Në ditēt tona më të rënda si komb, Senatori Dole ishte zëri ynë në SHBA. Liria dhe pavarësia e Kosovës janë ngushtë të lidhura me kontributin e Senatorit Dole.
Pusho në paqe Senator. Kemi me të kujtu përjetë./gazetametro.net