Loading…

Vdes këmbësori në Malishevë i cili u godit nga makina

  • 20/02/2022 | 10:14

Vdes këmbësori në Malishevë i cili u godit nga makina

Një këmbësor ka ndërruar jetë dje në Kjevë të Malishevës, si pasojë e goditjes nga një veturë, shkruan Gazeta Metro. 


Në raportin 24-orësh të policisë është bërë e ditur se për rastin në fjalë është arrestuar shoferi i veturës.

Policia ka theksuar se rasti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që duke drejtuar veturën e tij me targa vendore, dhe duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë godet këmbësorin, viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante policore dhe një ekipe e ndihmës së shpejtë e cila ka konstatuar se si pasoj e lëndimeve të marra trupi i viktimës është pa shenja jete. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në raportin e policisë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]ro.net
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë