Loading…

Vdes ish i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Kosovën

  • 10/02/2022 | 11:08

Vdes ish i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Kosovën

Ka vdekur në në moshën 83-vjeçare ish-ministri i Jashtëm i Sllovakisë dhe deputeti i Parlamentit Evropian, Eduard Kukan, shkruan Gazeta Metro. 


Kukan ishte ministër i Jashtëm i vendit të tij nga viti 1998 deri në vitin 2006. Ai zuri vendin e tretë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2004.

Ai ishte anëtar i Parlamentit Evropian nga viti 2009 deri në vitin 2019.

Në vitin 1999 ai shërbeu gjithashtu si i dërguar i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Kosovën, i emëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i atëhershëm i OKB-së, Kofi Annan. Këtë rol ai e mbajti së bashku me Carl Bildt.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë