Loading…

Vdes i dyshuari për plagosjen e dy grave në Fushë-Kosovë

  • 28/01/2023 | 19:07

Vdes i dyshuari për plagosjen e dy grave në Fushë-Kosovë

I dyshuari për plagosjen e dy grave, nënë e bijë në Fushë-Kosovë, ka vdekur pak minuta më parë në QKUK.


Lajmi është konfirmuar për media nga Ejup Govori, mjeku kujdestar në Emergjencë.

Pak më parë, Klan Kosova raportoi se i dyshuari është gjetur i plagosur në një arë të një fshati të Fushë-Kosovës me dy plagë nga arma e zjarrit nën brinjë.

I njëjti është transportuar me shenja jete në Emergjencën e SHSKUK-së nga stafi i emergjencës së Fushë-Kosovës.

Klan Kosova ka provuar të marrë konfirmimin edhe nga Policia e Kosovës, por të njëjtit deri më tani nuk kanë kthyer përgjigje.

Incidenti dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje pronësore.

I dyshuari u gjet i plagosur rëndë në një arë, dhe u dërgua në QKUK.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë