Loading…

Vdes gruaja shtatzënë në një aksident të rëndë |VIDEO

  • 21/08/2018 | 12:18

Vdes gruaja shtatzënë në një aksident të rëndë |VIDEO

Një aksident është shënuar në qafën e Koshovicës në aksin Fier-Levan, paraditen e sotme rreth orës 11:30 minuta të ditës së sotme.

Dy automjete, një audi dhe një benz, janë përplasur me njëra-tjetrën në vendin e quajtur “Liqeni”

“Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasja M.T e cila ndodhej paragjere në Audi si dhe është plagosur një fëmijë i mitur, pasagjer po në këtë makinë.” informon policia e Fierit.

Gazetarja e Ora News Inelda Vallja informon se gruaja që humbi jetën ishte rreth moshës 27 vjeçe dhe ishte shtatzënë. Ndërkohë flitet për 4 persona të plagosur.

Audi drejtohej nga shtetasi A.T ndërsa Benzi nga shtetasi L.T

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore.

Dyshohet se shkak ka qenë parakalimi i gabuar i mjetit tip Audi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë