Loading…
Vdes gruaja e Mitrush Kutelit
  • 22/03/2019 | 17:27

Vdes gruaja e Mitrush Kutelit

Është ndarë nga jeta Efterpi Pasko, bashkëshortja e shkrimtarit të njohur Dhimitër Pasko, njohur ndryshe si Mitrush Kuteli, shkruan Gazeta Metro.


Gjithë jetën e saj ajo ia dedikoi përkujdesjes ndaj veprës të së shoqit bashkë me fëmijët. Në një nga intervistat e rralla që ajo dha për shtypin shqiptar kohë më parë, e tregonte kështu njohjen me shkrimtarin: ”Njohja me të ka qenë diçka e rastit. Për herë të parë jemi takuar në një vizitë te një miku ynë i përbashkët. Ka qenë pranvera e vitit 1945.

Aty filloi edhe lidhja, pastaj fejesa. Gati pas një viti, më saktë më 28 prill të vitit 1946, bëmë martesën. Dhimitri nuk bëri dasmë. Ai mori pjesë në ceremoninë që bënë njerëzit e mi në Korçë. Në atë kohë familja e tij kishte përjetuar disa fatkeqësi. Italianët i kishin vrarë babain dhe e kishin djegur bashkë me shtëpinë në Pogradec. Pas dasmës jetuam në shtëpinë që Mitrushi kishte marrë me qira te Shallvaret”. Kuteli i dedikoi asaj disa poezi të njohura, por dhe letra disa prej të cilave janë bërë publike./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë