Loading…

Vdes gazetari i njohur shqiptar

  • 14/10/2019 | 15:01

Vdes gazetari i njohur shqiptar

Është ndarë sot nga jeta në moshën 61 -vjeçare gazetari i mirënjohur Kuksianë Riza Hoxha i cili vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.


Hoxha ka qenë një nga gazetarët e parë Kuksianë të pas viteve ’90 dhe është dalluar veçanërisht në zhanrin e reportazheve të shkruara social-ekonomike për qarkun e Kukësit.

Gazetari Riza Hoxha ka punuar për gati 20 vite si korrespondent i ATSH-së duke mbuluar Veriun e Shqipërisë.Riza Hoxha, në gazetarinë shqiptare është i njohur edhe për opinionet e vazhdueshme që botonte në gazetat shqiptare. Për kolegët Riza Hoxha ishte dhe mbetet një vlerë e çmuar e gazetarisë në Kukës e më gjerë.

Një mesazh për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë dhe ish-sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Kukësit Bujar Muçmata. Ai çmoi thjeshtësinë, mirësinë njerëzore dhe profesionalizmin e të ndjerit.

Mesazhi i Bujar Muçmatas:

Me shumë dhimbje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut tonë, gazetarit Riza Hoxha. Rizai ishte dhe mbetet një vlerë e çmuar e gazetarisë në Kukës e më gjerë.

Ai sot nuk është mes nesh, por la pas thjeshtësinë, mirësine e profesionalizmin e tij. I shprehim ngushellimet më të sinqerta Vjorit e familjarëve te Rizait. U prehsh ne paqe Riza!

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë