Loading…

Vdes drejtori i kompanisë së famshme kosovare

  • 13/12/2019 | 10:15

Vdes drejtori i kompanisë së famshme kosovare

Ka ndërruar jetë biznesmeni i njohur nga Rahoveci, Halim Haxhijaha. Lajmin e ka dhënë kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Halimi ka qenë drejtor i kompanisë së famshme kosovare “Haxhijaha”, e cila është aktive në tregun kosovar që nga paslufta me shitjen e mjeteve bujqësore të punës.

“Sot, ky mëngjes i hershëm na erdhi i dhimbshëm nga lajmi për vdekjen e mikut tim të çmuar, veprimtarit dhe kontributdhënësit për Rahovecin në veçanti, si dhe për shoqërinë dhe shtetin tonë në përgjithësi, z. Halim Haxhijaha.

Baca Halim ishte drejtor i kompanisë “Haxhijaha” si një kompani me fushëveprimtari të ndryshme dhe shumë e suksesshme në tregun vendor dhe ndërkombëtar.

Baca Halim, ikja jote e hershme na fali dhimbje e boshllëk, por puna dhe përkushtimi yt le të jenë udhërrëfyes për gjeneratat e reja! Shpirti yt i madh pushoftë në parajsë!

Do të kujtojmë gjithmonë si një njeri me virtyte të larta, familjar i mirë e ekonomist dhe afarist i zoti!

Puna jote-shembëlltyrë për ne” shkruan Latifi në njoftim.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë