Një burrë ende i paidentifikuar amerikan i moshës mbi 70 vjeç e goditi rrufeja në New Jersey të mërkurën pasdite derisa po përpiqej të gjente strehë nga stuhia. Ky është rasti i parë i regjistruar në SHBA, ndërsa vitin e kaluar ishin regjistruar 17 incidente të tilla, transmeton Gazeta Metro.
Rrufeja e ka goditur një dru në afërsi të burrit, që vdiq në vendin e ngjarjes në klubin e globit në Westhampton.
Deri të martën e kësaj jave asnjë vdekje nga goditje e rrufesë nuk është regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që është periudha më e gjatë në historinë e regjistruar pa vdekje të ndërlidhura me rrufetë kishte raportuar The Washington Post disa orë para incidentit fatal.
17 persona kishin vdekur nga rruftë vitin e kaluar në SHBA sipas të dhënave të shërbimit të meteorologjisë në SHBA./gazetametro.net