Aktorja Kirstie Alley, fituese e çmimit Emmy ka vdekur në moshën 71 vjeçare. Aktorja e cila ishte e famshme në rolin si Rebecca Howe në serialin amerikan Cheers në vitet 1980 dhe 1990, ka vdekur nga sëmundja e kancerit, transmeton Gazeta Metro.
Fëmijët e Alley, True dhe Lillie Parker, njoftuan vdekjen e saj në një postim në rrjetet sociale duke shprehur se ajo ishte e rrethuar nga familja e saj e ngushtë dhe luftoi me shumë forcë para vdekjes.
“Aq sa ishte ikonë në ekran, ajo ishte po ashtu një nënë dhe gjyshe e mahnitshme” thuhet në postim.
Familja e aktores kanë shprehu falënderime dhe mirënjohje për ekipin në Qendrën e Kancerit Moffitt për kujdesin e saj. Alley fitoi një çmim Emmy në 1991 dhe një Golden Globe për rolin e saj të Rebecca Howe on Cheers.
Cmimi i dytë Emmy erdhi në vitin 1994 për portretizimin e saj të Sally Goodson në David’s Mother. /gazetametro.net