Loading…

Vdes 7 vjeçarja që luftonte me jetën, u aksidentua nga treni në Klinë

  • 04/09/2018 | 10:29

Vdes 7 vjeçarja që luftonte me jetën, u aksidentua nga treni në Klinë

Ka vdekur edhe një vajzë 7 vjeçare nga aksidenti me fatalitet që ka ndodhur të hënën pasdite në Dush të Klinës, ku një veturë me gjashtë udhëtarë është goditur nga treni.


Vajza 7 vjeçare e cila ishte në gjendje të rëndë shëndetësore pas këtij aksidenti nuk ka arritur që t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë sot në mëngjes, shkruan gazetametro.net.

“Jemi informuar se e aksidentuara A. Bajraktari (2011) ka ndërruar jetë në QKUK-Prishtinë”, thuhet në komunikatën e policisës.

Në këtë aksident vetura ku gjindeshin gjashtë persona ka qenë me fatalitet, pasi vozitësi i automjetit duke mos respektuar shenjat e trafikut dhe duke mos shikuar sa duhet ka hyrë në vendkalimin hekurudhor dhe është goditur nga treni që ishte në qarkullim nga drejtimi i Prishtinës drejt Pejës, shkruan gazetametro.net.

Ndërkohë Metro ka raportuar dje se nga ky askident ka mbetur të vdekur edhe dy persona të tjerë.

“Në ketë aksident ishin të përfshirë vetura ‘Mercedes’ me ngjyrë kafe dhe me targa të regjistrimit vendit, i drejtuar nga i dyshimti shtetas i Kosovës N.B. (1968), si dhe trenit të udhëtarëve me nr 761 i drejtuar nga viktima. Deri të aksidenti ka ardhur përderisa automjeti ishte duke qarkulluar nga fshati Gjurgjevik në drejtim të fshatit Dush dhe me të arritur në fshatin Dush, te vendkalimi hekurudhor, i njëjti, duke mos i respektuar shenjat e trafikut dhe duke mos shikuar sa duhet, hyn në vendkalim hekurudhor ku me ketë rast treni ishte duke qarkulluar nga drejtimi i Prishtinës në drejtim të Pejës dhe i njëjti me pjesën e parë ballore të anës së djathtë e godet automjetin në pjesën e pasme anësore të djathtë të cilin e hedh jashtë rruge në të djathtë”, thotë Policia e Pejës.

“Si pasojë e kësaj goditje, pos dëmeve të mëdha materiale, pësojnë lëndime drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët e tij. Në Spitalin rajonal të Pejës pa shenja jete arrin shtetasja e Kosovës A. Bajraktari (1979), ndërsa shtetasi H. Bajraktari(1939) ndalohet në repartin kirurgjik në Pejë, kurse të lënduarit tjerë dërgohen në QKUK në Prishtinë. Pasagjerja Sh. Muharremi 54 vjeçe ka ndërruar jetë në QKUK Prishtinë, ndërsa drejtuesi i veturës N. Bajraktari dhe pasagjerja 7 vjeçe A. Bajraktari dhe pasagjeri 5 vjeç, A. Bajraktari, dërgohen për shërim të mëtutjeshëm në QKUK në Prishtinë”, deklaron PK e Pejës.

Lidhur me aksidentin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka marrë pjesë në vendin e ngjarjes dhe me urdhrin e tij tre (3)trupat e viktimave u janë lejuar familjarëve për ceremoni mortore./gazetametro.net

Vdes edhe një grua në aksidentin në Klinë

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë