Një vajzë 18 vjeçare ka vdekur në një spital në Genova të Italisë, pas paraqitjes së tombozës pasi mori vaksinën AstraZeneca kundër COVID-19, shkruan Gazeta Metro.
18-vjeçarja Camilla Canepa, dy javë më parë ishte vaksinuar me AstraZeneca, në mënyrë vullnetare në ditën e parë në Liguria që lejoi personat mbi 18 vjeç të merrnin vullnetarisht vaksina të vektorit viral.
Pas hyrjes në spitalin në Genova të shtunën 5 qershor, të dielën e 6 qershorit Camilla ishte operuar për të hequr trombin dhe për të zvogëluar presionin intrakranial.
Më 3 qershor ajo shkoi në urgjencë me dhimbje koke dhe iu nënshtrua skanimit të trurit dhe ekzaminimit neurologjik, që rezultuan të dy negativë, por iu kërkua që përsëriste analizat e gjakut pas 15 ditësh. Më 5 qershor ajo u kthye në urgjencë me trombozë./gazetametro.net