Loading…

Vdekjet dhe lëndimet e heshtura në vendin e punës

  • 03/06/2026 | 20:51

Vdekjet dhe lëndimet e heshtura në vendin e punës

Numri i vdekjeve në vendin e punës po shkon drejt rritjes çdo ditë e më shumë në Kosovë.


Brikenw Hoxha, nga organizata Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS) tha se sipas statistikave të tyre, vetëm vitin e kaluar në vendin e punës kanë humbur jetën mbi 25 persona.

“Për një vit kanë vdekë më shumë se 25 persona në vendin e punës, vitin e kalum në Kosovë, e as ky vit nuk ka nis më mirë sa i përket vdekjeve, sidomos për punëtorët e ndërtimtarisë”, tha ajo në Kiks Kosova.

Si fusha me më së shumti raste kur punëtorët i kanosen rrezikut dhe përfundojnë me fatalitet, ajo përmendi fushën e ndërtimtarisë dhe atë të energjetikës.

Hoxha nga IKS,  tha se legjislacioni deri në një pikë është në rregull mirëpo po çalon te pjesa e zbatimit.

“Ligji është i mirë, por çalojmë tek zbatimi i legjislacionit dhe monitorimit në terren, natyrisht informaliteti në këto pika është shumë i lartë, kryesisht në ndërtimtari dhe në disa fusha të tjera”, tha Hoxha.

Sipas saj, numri i madh i inspektorëve nuk ka asnjë rëndësi nëse puna dhe përkushtimi i tyre kishte qenë si duhet.

“Vetëm 7% e punëtorëve të sektorit privat janë të përfaqësuar, është vetëm një sindikatë që i mbron punëtorët. I kemi edhe sindikatat e tjera mirëpo kryesisht sindikatat në Kosovë janë të sektorit publik e nuk e di pse punëdhënësit hezitojnë me i leju punëtorët me u përfaqësu, sa merren veç e veç me secilin punëtor”, tha Hoxha për Kiks Kosovën.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë