Një person është gjetur i vdekur në banesën e tij gjatë ditës së djeshme në Mitrovicë, transmeton Gazeta Metro.
Rastin për policinë e ka raportuar axha i viktimës, ndërkohë që Policia ka bërë të ditur viktima kishte qenë i sëmurë dhe përdorues i alkoolit.
Në trupin e pajetë të viktimës nuk janë vërejtur shenja dhune, ndërkohë që trupi i pajetë i tij iu lirohet familjarëve.
Lidhur me rastin është informuar prokurori kujdestar i cili rekomandon që rasti të shkojë në procedurë të rregullt.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar nga axha i tij ishte gjetur në banesën e tij pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me kërkesë të familjarëve pasi viktima kishte qenë i sëmurë, kishte qenë përdorues i alkoolit si dhe në trupin e tij nuk janë vërejtur shenja dhune trupi i pajetë i tij iu lirohet familjarëve. Lidhur me rastin është informuar prokurori kujdestar i cili rekomandon që rasti të shkoj në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë. /gazetametro.net