Loading…

Vdekja e tre banorëve të Gjilanit në aksident, kryetari Haziri thotë disa fjalë!

  • 17/11/2018 | 08:03

Vdekja e tre banorëve të Gjilanit në aksident, kryetari Haziri thotë disa fjalë!

Vendi është tronditur nga një aksident i ndodhur në orët e pasdites në fshatin Mramor. Nga ky aksident kanë mbetur të vdekur tre persona.


Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka treguar se të vdekurit janë nga Gjilani. Ai me këtë rast ka shprehur ngushëllime për familjen që ka humbur anëtarët.

“Me trishtim e mora lajmin nga mediat për humbjen e jetës së tre bashkëqytetarëve të mi nga Poneshi i Gjilanit në aksidentin që ndodhi në orët e mbrëmjes në magjistralen Prishtinë-Gjilan. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Shala për humbjen e më të dashurve të tyre. Zoti ua lehtësoftë dhembjen”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Personat që kanë vdekur në këtë aksident janë; Agron Shala, 22 vjeç, Arife Shala, 88 vjeç dhe Elfete Rashiti, 65 vjeç.

Në gjendje kritike është edhe Osman Shala, 65 vjeç, i lënduari tjetër nga ky aksident.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë