Loading…

Vdekja e mistershme e 24-vjeçarit dy ditë pasi pasi piu uiski

  • 02/12/2016 | 19:02

Vdekja e mistershme e 24-vjeçarit dy ditë pasi pasi piu uiski

Pas vdekjes së mistershme të Endri Dhimitrit nga Përmeti, i cili jetonte dhe punonte në Tiranë, News 24 dhe BalkanWeb mësojnë detaje të tjera.

I riu që jetonte me 2 shokë kishte konsumuar një shishe uiski mbrëmjen e 28 nëntorit, në një lokal tek ‘Rruga e Kavajës’ dhe ishte ndjerë keq.

Pasi ka dalë nga lokali ka qenë shumë rëndë dhe kalimtarët e kanë parë të ulur në rrugë dhe kanë njoftuar ambulancën. Një fakt i tillë konfirmohet edhe nga forcat e komisariatit nr. 2 në kryeqytet, të cilët thonë se e kanë parë të riun të ulur në rrugë.

“Djali ishte ulur në rrugë, derisa iu afrua dikush. Pamë qytetarë që e ndihmuan 24 vjeçarin Endri Dhimitri, më pas e ndihmuam të hipte në ambulancë”,- thotë policia.

Mjekët e Traumës që u kujdesën për të më 28 nëntor thonë se 24-vjeçari kishte shtypje të trupit kur ka shkuar për mjekim. “E mbajtëm në mbikëqyrje për 6 orë, nga ekzaminimi nuk konstatuam asnjë dëmtim. 24 vjeçari u dërgua pas disa orësh në shtëpi”,- thanë mjekët.

Pasi ka marrë mjekimin, mësohet se i riu është ndjerë keq edhe ditën e nesërme. Shokët me të cilët jetonte e kanë dërguar sërish në spital më 29 nëntor. Sipas burimeve të News 24 dhe BalkanWeb, mjekët nuk e vizituan por e këshilluan të pinte ilaçet e dhëna prej tyre, pasi e kishte nga alkooli.

Pas këtyre episodeve, i riu u gjet i vdekur nga fqinjët në banesë, ndërsa afër trupit kishte një shishe alkooli. Për të zbuluar shkaqet e vdekjes, pritet që trupi i të riut t’i nështrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Në profilin e tij në Facebook thuhet se punonte si Drejtor i Hetimit Tatimor, ndërsa para 3 vjetësh  i kishte vdekur edhe nëna.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë