Mijëra dolën në rrugë në paradat e ‘fitores’ në Afganistan sot pasi ushtari i fundit amerikan u largua nga vendi. Arkivole të mbështjellë me flamuj të SHBA’së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës u paraduan përmes rrugëve nga islamistët, transmeton Gazeta Metro.
Mijëra dolën t’i shohin Talibanët me flamurin e tyre të bardh duke i parë paradën e fitores pasi fishekzjarrët u lëshuan pas fluturimit të fundit.
Në ndërkohë liderët e Talibanëve po shikonin paradën e njësiteve të tyre në aeroportin e Kabul, të veshur e armatosur fund e krye me armë e uniforma të ushtrive perëndimore.
Qindra shtetas amerikanë dhe britanik kanë mbetur në Afganistan pas evakuimit së bashku me mijëra afganë që ju ishte premtuar strehë për ndihmën e bashkëpunimin e forcave perëndimore, që tani ju rrezikohet jeta.
13 marinsa amerikanë vdiqën gjatë operacionit të evakuimit në aeroportin e Kabul pas sulmit vetëvrasës të grupit tjetër terrorist islamist ISIS i Korasan./gazetametro.net
Celebrations in Khost Afghanistan pic.twitter.com/4OjMZtt1Zk
— MelvinB📡 (@MelvinBGlobal) August 31, 2021