Vajza e Bedri Currit, ish ushtar i UÇK’së, i dyshuar edhe si dëshmitar i Gjykatës Speciale, Bleranda Curri, 20 vjeç, ka mbetur e vdekur nga goditja me veturë në Fushë Kosovë, të enjten mbrëma.
Deri më tani, vdekja e saj është e dyshimtë. Këtë gjë e pohon edhe analisti Imer Mushkolaj, i cili përmes një postimi në rrejtin social Facebook e ka komentuar ngjarjen tragjike.
“Shumë e dyshimtë vdekja e saj. Krimiminelët janë në gjendje të bëjnë gjithçka, vetëm ta shpëtojnë veten”, shkruan Imer Mushkolaj.
Admir Salihu nga Drenasi është arrestuar për shkak të mbytjes më veturë që i ka bërë Blerandës rreth 20 vjeçe. Sipas policisë, i dyshuari Salihu ka hyrë në semaforin e kuq duke goditur vajzën në vija të bardha me të dalë nga autobusi.
Bedri Curri i vrarë më 21 prill të vitit të kaluar me një plumb në kokë, dyshohet se ka qenë dëshmitar në Gjykatën Speciale.