Loading…

Vdekja e dyshimtë e të riut nga Peja në burgun e Serbisë, MPJD: Kemi kontaktuar me Beogradin

  • 07/12/2022 | 08:27

Vdekja e dyshimtë e të riut nga Peja në burgun e Serbisë, MPJD: Kemi kontaktuar me Beogradin

Ministria e Punëve të Jashtme është deklaruar për vdekjen e dyshimtë të Artan Zymberit nga Peja, me nënshtetësi norvegjeze, në burgun Sremit në Serbi, për të cilin familja Zymberi pretendon se është vrarë vetëm sepse kishte tatuazh në gjoks Adem Jasharin, emblemën e UÇK-së dhe Skënderbeun.


Familja e Artan Zymberit, të riut që vdiq në një burg në Serbi, tashmë ka tërhequr trupin e të ndjerit.

MPJD kanë konfirmuar për mediat se nga Zyra Ndërlidhëse e Serbisë në Kosovës iu është komunikuar se nuk kanë arritur të marrin ndonjë informatë që mund ta konfirmojnë rastin.

“Me të marrë njoftimin për rastin e Artan Zymberajt, të premten në mëngjes, më 2 dhjetor 2022, Misioni i Posaçëm i Republikës së Kosovës në Beograd ka kontaktuar me autoritetet serbe, respektivisht me Zyrën Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, për ta konfirmuar rastin. Nga Zyra Ndërlidhëse e Serbisë në Kosovë na është komunikuar se janë duke u përpjekur të marrin të dhënat e nevojshme nga autoritetet tjera serbe, por deri tani nuk na kanë ofruar ndonjë informatë me të cilën e konfirmojnë rastin. Po ashtu, mediat serbe nuk kanë raportuar për vdekjen e z. Artan Zymberaj”.

Tutje, në përgjigjen e tyre thuhet se Misioni i Posaçëm i Republikës së Kosovës në Beograd dhe ambasada e Republikës së Kosovës në Norvegji janë në kontakt dhe në dispozicion të familjes Zymberaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë