Ministri i Kulturës, Hajruallah Çeku, i ka shprehur ngushëllime familjes Gjikolli për vdekjen e drejtuesit menaxhues të Telegrafit dhe ish-reperit të njohur, Arlind Gjikollit, i njohur me nofkën “Gjikla”.
“Arlind Gjikolli – Gjikla, një nga pionierët e muzikës rap në Kosovën e pasluftës, anëtar i grupit ËNC që revolucionarizoi skenën e muzikës me hymnet që nga sot do të jehojnë në përjetësi. Kontributi i tij në rap skenen e Kosovës dhe të Pejës ka qenë dhe do të mbetet me peshë”, shkroi Çeku në Facebook.
Ai tha se Arlindi ishte edhe një vizionar i rrallë në industrinë e mediave dhe marketingut, por mbi të gjitha një bashkëqytetar model të cilit vendi ynë do t’ia ndjej shumë mungesën.
“Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve, bashkëpunëtorëve të tij, dhe gjithë komunitetit artistik”.