Loading…

Vdekja e 9-vjeçares në QKUK, nëna raportoi për neglizhencë të mjekëve

  • 17/02/2022 | 08:54

Vdekja e 9-vjeçares në QKUK, nëna raportoi për neglizhencë të mjekëve

Një 9-vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmë në një nga klinikat e QKUK-së në Prishtinë.


Nga Policia e Kosovës mbrëmë kanë bërë të ditur për lajmi.net se rasti është duke u hetuar si “vdekje e dyshimtë”, ndërsa në raportin 24-orësh të policisë sot është bërë e ditur se nëna e viktimës e ka raportuar rastin në polici pasi që ka dyshuar se vajza e saj ka vdekur nga neglizhenca e mjekëve.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj nëntë vjeçe ishte duke në trajtim mjekësor dhe dyshon se nga neglizhenca e mjekëve vajza e saj ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e policisë.

Për rastin, policia ka bërë të ditur se është njoftuar edhe prokurori dhe me vendim të tij, trupi i pajetë është marrë nga mjekësia ligjore për obduksion.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë