Loading…

Vdekja e 4 turistëve rusë në Shqipëri, vjen njoftimi i fundit nga Agjencia e Inteligjencës

  • 29/11/2021 | 13:46

Vdekja e 4 turistëve rusë në Shqipëri, vjen njoftimi i fundit nga Agjencia e Inteligjencës

Në hetimet për vdekjen e katër turistëve rusë në muajin tetor në një resort në Qerret të Kavajës do të marrë pjesë edhe ushtria.


A2 CNN ka mësuar se në hetime do të përfshihet Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, pjesë aktive e forcave të armatosura.

Përfshirja e kësaj agjencia bëhet sepse ka laboratorin e specializuar por edhe pajisjet që mund të detektojnë përdorimin e agjentëve biologjikë.

Disa institucione të shëndetësisë, si Instituti i Sigurisë Ushqimore, sollën përgjigje negative sa i përket provave dhe akt-ekspertimeve të marra në hotelin ku humbën jetën 4 turistët rusë, të cilët ishin pjesë e një familjeje.

Vdekja e turistëve rusë, Ministria e Drejtësisë kërkon përgjigje nga mjekësia ligjore
Nga raporti paraprak i hetimeve rezulton që katër viktimat janë asfiksuar, por mbetet e paqartë nga se. Përfshirja e ushtrisë tregon se pista e përdorimit të agjentëve biologjikë po ndiqet nga hetuesit shqiptarë.

Sergey Burenkov, 60 vjeç, dhe bashkëshortja Natalya Burenkova, 58 vjeç, ishin me pushime në Shqipëri, së bashku me vajzën e tyre Katia, 31 vjeç, dhe partnerin e saj Nikita Belousov, kur u gjetën të vdekur në saunën e një hoteli në plazhin e Qerretit në Kavajë më 15 tetor.Sipas burimeve të A2 CNN, ish-puna e burrit si gjeneral ushtrie ka shtuar dyshimet se turistët mund të jenë helmuar nga agjentë biologjikë, ndërsa një tjetër pistë është ajo e asfiksimit nga rrjedhja e gazit.

Bashkëshortja Natalya Burenkova, 58 vjeç, kishte punuar si mësuese, vajza e tyre Katya në një kompani private, ndërsa partneri i saj Nikita Belousov, në administratën shtetërore.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë