Loading…

Vdekja e 15-vjeçes, 3 mjekë nën hetime për mjekim të pakujdesshëm

  • 17/05/2017 | 11:51

Vdekja e 15-vjeçes, 3 mjekë nën hetime për mjekim të pakujdesshëm

Kanë nisur hetimet për mjekim të pakujdesshëm ndaj 3 mjekëve të spitalit “Continental”, aty ku një operacion gjuri përfundoi me vdekjen e një vajze 15-vjeçe.


Nën hetim janë Jovan Kosta, Moeibus Ulf dhe Tefik Zhurda. Ky i fundit tentoi vetëvrasjen dhe është në gjendje të rëndë.

15-vjeçarja Blerta Pepa hyri në sallën e operacionit pasi kishte dëmtuar meniskun e gjurit, por fatkeqësisht prej andej doli e vdekur. Adoleshentja, e cila kishte pasion muzikën dhe kishte marrë pjesë në një konkurs, ndërroi jetë pak pas mesnatës së të hënës, ku dyshohet si pasojë e një mbidozë narkoze, e cila i shkaktoi temperaturë tejet të lartë.

Tragjedia nuk përfundon këtu pasi edhe mjeku anestezist, i cili mesa duket ka kuptuar se ka gabuar, ka tentuar të vrasë veten, duke injektuar në trup preparat lënde anestezie.

Spitali “Continental”, në një njoftim për shtyp, pas shprehjes së ngushëllimeve të sinqerta dhe njerëzore për familjen Pepa, nënvizon faktin se vdekja e vajzës ka ardhur si pasojë e “një komplikacioni mjaft të rëndë, shumë i rrallë dhe me vdekshmëri të lartë”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë