Loading…

Vazhdon tradita: Plagosen për tokë në Vushtrri

  • 19/03/2020 | 09:41

Vazhdon tradita: Plagosen për tokë në Vushtrri

Një person është plagosur me armë zjarri në këmbë pas një mosmarrëveshje lidhur me një pronë, shkruan Gazeta Metro.


I dyshuari ka plagosur në këmbë viktimën pas një mosmarrëveshje lidhur me pronën, personi i plagosur është jashtë rrezikut për jetë dhe ka marrë tretman mjekësor në QKUK.

Kurse me vendim të prokurorit i dyshuari që ka gjuajtur me armë zjarri është dërguar në paraburgim.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është plagosur në këmbë me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar, rasti dyshohet se ka ndodhë si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme lidhur me një pronë. Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur një gëzhojë 7.65mm. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.//gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë