Loading…

Vazhdon sot vaksinimi kundër virusit korona

  • 18/02/2022 | 08:04

Vazhdon sot vaksinimi kundër virusit korona

Të enjten, me rastin e 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, nuk kanë punuar qendrat e vaksinimit kundër COVID-19.


Ndërkohë që sot do të rikthehet puna në të gjitha qendrat e vaksinimit. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, vaksinimi do të vazhdojë sipas orareve të rregullave.

“Komiteti për imunizim kundër COVID-19 i Ministrisë së Shëndetësisë i njofton qytetarët se qendrat e vaksinimit kundër COVID-19 nuk do të punojnë ditën e enjte, me datë 17 shkurt 2022, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Vaksinimi kundër COVID-19 do të vazhdojë në të gjitha qendrat ditën e premte, më 18 shkurt 2022, sipas orareve të rregullta të vaksinimit që i kanë qendrat në çdo komunë. Duke ju bërë thirrje që të zbatojnë masat në fuqi dhe të vaksinohen kundër COVID-19, në mundësinë e parë, Ministria e Shëndetësisë i uron qytetarët me rastin e Ditës së Pavarësisë”, pati njoftuar MSh, të mërkurën.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë