Loading…

Vazhdon sot seanca e Kuvendit të Kosovës

  • 23/02/2022 | 08:15

Vazhdon sot seanca e Kuvendit të Kosovës

Sot do të vazhdojë seanca plenare e Kuvendit të Kosovës.


Seanca plenare që filloi të martën do të vazhdojë sot nga ora 12:00.

Në mungesë të vendimmarrjes të martën dështoi të miratohet projektligji për financimin e subjekteve politike, projektligj ky të cilin e arsyetoi kryeministri Albin Kurti duke thënë se me synimin e arritjes së pajtueshmërisë ndërmjet partive politike për formën përfundimtare të këtij projektligji Zyra e Kryeministrit ka organizuar tryezë diskutimi. Por që siç tregoi ai në foltoren e Kuvendit të Kosovës vetëm dy grupe parlamentare i janë përgjigjur ftesës.

Po ashtu në mungesë të kuorumit dështoi nuk u hedh në votim Projektligji për Agjencinë e Kosovës për Akreditimi. E ku në mungesë të deputetëve, kryeparlamentari Glauk Konjufca mbylli punimet e seancës.

Deputetë e Lidhjes Demokratike të Kosovës e lëshuan sallën ku po mbahej seanca, ku edhe shprehën vërejtjet e tyre për mosrespektim të rregullores së Kuvendit në momentin e tejkalimit të pikave të rendit të ditës për shkak të mungesës së paraqitjes së dy projektligjeve nga ministri i MKRS, Hajrulla Çeku dhe ministrja e MAShT, Arbërie Nagavci. Me këtë rast deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj tha se kjo mënyrë e bartjes së pikave nuk ka funksionar asnjëherë në Kuvend.

Pavarësisht kësaj, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se do të vazhdohet në mënyrën e bartjes së pikave të rendit të ditës, pa nevojë për mocion procedural.

Megjithëkëtë, pati edhe projektligje që u miratuan në këtë seancë plenare. Me 61 vota për, Kuvendi miratoi në parim Projektligjin për policinë ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Deputetët miratuan në lexim të parë edhe rregulloren e re të legjislativit.

Po ashtu, u miratuan edhe dy marrëveshje ndërkombëtare. Të zgjedhurit e popullit miratuan Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për statusin e Forcave në mes Kosovës dhe shtetit të Kuvajt. Si dhe i dhanë dritë të gjelbër edhe ratifikimit të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi në kontekstin e aderimit në Bashkimin Evropian.

Në këtë seanca u miratua edhe marrëveshja me Maqedoninë e Veriut për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë