Loading…

Vazhdon shpërthimi i gomave në autostradën e Nishit, në gozhda figuron flamuri i Serbisë

  • 05/01/2020 | 12:03

Vazhdon shpërthimi i gomave në autostradën e Nishit, në gozhda figuron flamuri i Serbisë

Shpërthimi i gomave po vazhdon në autostradën e Nishit, gozhdat e nxjerra nga gomat kanë flamurin e Serbisë, shkruan Gazeta Metro

Bashkatdhetarët tanë gjatë këtyre ditëve përderisa po kthehen në vendet ku jetojnë janë duke u ballafaquar me problemin e shpërthimit të gomave në mënyrë të qëllimshme në autostradën e Serbisë.

Sot në mëngjes në grupin ‘Merakli t’kerreve’ në Facebook është lajmruar një rast i ri i shpërthimit të gomave, sipas fotografive të postuara shihet se gozhdat janë me flamurin e Serbisë.

“Këto janë fotot e një anëtari të grupit tonë perndryshe që ishte në pushime në Kosovë dhe duke u kthyer për në Gjermani ju shperthyen gomat e veturës në Serbi. Pasi janë nxjerrë gozhdat nga gomat e veturës, shihet edhe ne foto se gozhdat janë me flamurin serb. Ju kisha lut sa më shumë kujdes juve bashkëatdhetarë që jeni duke u kthyer nëpër Serbi. Këto gozhda janë në autostradën Nish të Serbisë dhe kur ndaluan ne OMV Petrol për të kërkuar ndihmë ishin edhe 4 vetura të ndaluara që kërkonin ndihmë me të njejtin rast. Le të jetë mësim kjo edhe për plotikanët tanë se nuk është hera e parë që bashkëatdhetarët tanë hasin në kësi lloj problemesh” thuhet në postim./gazetametro.net

Mërgimtarë kujdes, po vazhdon shpërthimi i gomave në Serbi: Rasti i tretë paraqitet sonte

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë