Loading…

Vazhdon seanca e Kuvendit

  • 27/02/2017 | 08:04

Vazhdon seanca e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës sot vazhdon senacën plenare, me pikat e rendit të ditës të te mbetura nga seanca e kaluar.

Këto janë pikat e rendit të ditës së seancës:

1. Votimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të nenit 11 të Ligjit nr. 03/L-149 për Shërbimin Civilë të Republikës së Kosovës,

2. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radha e komuniteteve tjera,

3. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave.

4. Votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë, (për miratimin  e këtij Projektligji  kërkohen,  të paktën 61 vota „Për“, prej tyre 11 vota „Për“ të  komuniteteve që nuk janë  shumicë) Amendamenti 2, i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 81, paragrafi1),

5. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-137 për ratifikimin e Marrëveshjes përkitazi me themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor,

6. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-149 për ratifikimin e Marrëveshjes për themelimin e Zyrës rajonale për bashkëpunim rinor në mes Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë,

7. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-151 për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për shkëmbimin dhe/ose ndarjen e rezervës rregulluese ndërmjet operatorit të sistemit të transmetimit OST SH.A. dhe operatorit të sistemit, të transmisionit dhe tregut-KOSTT SH.A,

8. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radha e komunitetit serb,

9. Votimi i Propozim-rezolutës në lidhje me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje,

10. Votimi për formimin e Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

11. Votimi i Propozim-rezolutës në lidhje me situatën e krijuar në Mitrovicë,

12. Koha për pyetje parlamentare.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë