Loading…

Sot vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës

  • 09/03/2017 | 08:10

Sot vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës

Sot vazhdon seanca plenare e Kuvendit të Kosovës me pikat e rendit të ditës të mbetura nga seanca e javës së kaluar.


Ky është rendi i ditës:

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-148 për ndërmarrjet sociale,

Shqyrtimi i parë i Projekt-kodit nr. 05/L-146 i Drejtësisë për të Mitur,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-128 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-163 për minierat dhe mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-158,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-145 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 2004/26 për Trashëgiminë në Kosovë,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-147 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-007 për procedurën jo-kontestimore,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-144 për Noterinë,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-140 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-136 për krijimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit hapësinor në Republikën e Kosovës,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-130 për shërbime,

Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 03/L-223 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, dhe Ligjin nr. 03/L-224 për Këshillin Prokurorial të Kosovës,

Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-152 për Ratifikimin e Marrëveshjes për Bashkëpunim Financiar në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë, e përfaqësuar nga Ministria Federale e Financave,

Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-153 për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Hungarisë për Themelimin e Programit Kornizë për Bashkëpunim Financiar,

Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-154 për Ratifikimin e Protokollit Financiar midis Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Francës, dhe të Marrëveshjes për Hua për zbatimin e Protokollit Financiar ndërmjet Ministrisë së Financave së Republikës së Kosovës dhe NATIXIS,

Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-155 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Garancisë për FSDK – Linja e Dytë Kreditore për Fondin për Sigurimin e Depozitave të Kosovës ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-150 për ndryshimin dhe plotësimin Ligjit për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-129 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë