Loading…

Vazhdon numërimi i votave nga KQZ: Këto janë rezultatet e fundit dhe linku zyrtar

  • 07/10/2019 | 11:20

Vazhdon numërimi i votave nga KQZ: Këto janë rezultatet e fundit dhe linku zyrtar

Komisioni Qendror Zgjedhor ka vazhduar me numërimin e votave për zgjedhjet e 6 tetorit, kështu duke numëruar 96.98% të votave deri tani, shkruan Gazeta Metro.

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kryesojë me një diferencë prej 5478 vota më shumë se vendi i dytë, LDK.

LVV momentalisht ka 199.271 vota apo 25,70%, kurse LDK është e dyta me 193.793 të votave apo 24.99%.

PDK-ja vazhdon të mbes partia e tretë nga këto zgjedhje me 163.777 vota apo 21,12% të numëruar deri më tani.

Në vend të katërt po ashtu i pandryshuar mbetet koalicioni AAK-PSD me 11,63%. Pas tyre është Lista Serbe me 6,20% dhe i fundit, që rrezikon pragun zgjedhor, është koalicioni Nisma Socialdemokrate – Aleanca Kosova e Re – Partia e Drejtësisë me 4,90%.

Duke klikuar në këtë LINK ju mund t’i shikoni live rezultatet zyrtare nga KQZ./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë