Loading…

Vazhdon nënshkrimi i peticionit për Deharin

  • 28/11/2016 | 10:27

Vazhdon nënshkrimi i peticionit për Deharin

 

Ditën e sotme do vazhdojë mbledhja e nënshkrimeve për peticionin që kërkon drejtësi për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari. Kjo nismë do vazhdojë në qytetin e Gjakovës, Podujevës, dhe Ferizajit.

Deri më sot, për katër ditë, janë mbledhur rreth 18 mijë nënshkrime të qytetarëve.

Peticioni është përgatitur nga shoqëria civile mbi disa pika; hetim të pavarur dhe transparent për rastin, dorëheqjen e udhëheqësve të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme për mosgatishmërinë morale dhe ligjore për të kërkuar dhe dhënë përgjegjësi, që kryesia e Kuvendit të Kosovës në bazë të Nenit 38 të thërrasë mbledhje të jashtëzakonshme për rastin e Astrit Deharit.

Familja Dehari dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë shfaqur vazhdimisht kundërshtimin e tyre për versionin e ofruar nga raporti zyrtar i autopsisë ku thuhet se Dehari vdiq si pasojë e asfiksisë së vetshkaktuar./gazetametro.net

peticioni

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë