Loading…

Vazhdon lobimi i Serbisë kundër Kosovës në UNESCO

  • 04/01/2017 | 11:34

Vazhdon lobimi i Serbisë kundër Kosovës në UNESCO

Kosova sivjet, pas dështimit para dy vjetësh, do të duhej të bënte sërish përpjekje për t’u anëtarësuar në UNESCO. Serbia tashmë ka filluar të përgatitet e të lobojë kundër këtij anëtarësimi, transmeton koha.


Përfaqësuesi i Serbisë në UNESCO, ambasadori Darko Tanaskoviq ka thënë se nëse Kosova, për çdo rast, do të bëhej anëtare e UNESCO, pasoja do të ishin të paparashikueshme për “identitetin serb dhe për trashëgiminë kulturore në Kosovë”.

Ai, në një intervistë “Jedinstvo”, ka thënë se në rast të pranimit të Kosovës në UNESCO, në dokumentet e kësaj organizate “objektet tona të mesjetës, kishat e manastiret do të prezantoheshin si pasuri kulturore të Kosovës e jo më të Serbisë “.

Duke u përgjigjur në pyetjen nëse është e mundur që ajo që media serbe e quan trashëgimi kulturore serbe në Kosovë, të marrë statusin e eksterritorialitetit, ai është përgjigjur se e di se “për trashëgiminë tonë kulturore në Kosovë ka pasur ide të vendoset një status si njëfarë eksterritorialitet sipas modelit të Atosit, madje se është përmendur edhe statusi i Jerusalemit e Vatikanit, por për këtë realisht nuk ka kushte”.

“Mendoj se për këtë nuk ka kushte reale, sepse çdo zgjidhje, si premisë, nënkupton ekzistimin e shteti të pavarur Kosovës në kuadër të së cilës eksterritorialiteti do të vendosje dhe arrihej me marrëveshje bilaterale dhe me garanci ndërkombëtare”, ka thënë ai.

“Për Serbinë pavarësia Kosovës është e papranueshme dhe ajo me të nuk mund të hyjë në kurrfarë aranzhimesh ndërshtetërore”, ka thënë Tanaskoviq.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë