Loading…

Vazhdon aksioni për largimin e produkteve serbe me mbishkrimin ”Kosovë dhe Metohi”

  • 23/11/2018 | 17:18

Vazhdon aksioni për largimin e produkteve serbe me mbishkrimin ”Kosovë dhe Metohi”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka shkruar se aksioni për largimin e mallrave të caktuar serbe po vazhdon.


Ai ka thënë se po vazhdon aksioni i largimit të mallrave me mbishkrimin ”Kosova dhe Metohia”, ”Kosovo Unmik”, ”Kosovo 1244”, ”Kosovo Rezoluta 1244”, shkruan gazetametro.net

Ahmeti tha se gjithashtu janë larguar edhe produktet e tjera që kishin për adresë ndonjë qytet tjetër e jo Republikën e Kosovës.

Kryetari i Prishtinës përfundoi se aksioni do të vazhdojë në të gjitha pikat e shitjes në territorin e kryeqytetit.

”Vazhdon aksioni për largimin e mallrave serbe me mbishkrime antikushtetuese

Inspektorët e Rendit Komunal, për të tretën ditë me radhë, kanë vazhduar aksionin për largimin e mallrave të importuar nga Serbia që i drejtohen Kosovës si “Kosove dhe Metohi”, “Kosovo Unmik”, “Kosovo 1244”, “Kosove Rezoluta 1244”, si dhe me emërtime të tjera në kundërshtim me emrin kushtetues të shtetit tonë. Gjithashtu, janë larguar edhe mallrat që si adresë kanë një qytet të caktuar, e jo Republikën e Kosovës.

Aksioni do të vazhdojë nëpër secilën pikë të shitjes brenda territorit të Kryeqytetit”, ka përfunduar Ahmeti. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë