Loading…

Vazhdojnë lëndimet për Hazardin, pritet të mungojë për dy ndeshjet ndaj Chelseat

  • 25/03/2022 | 18:44

Vazhdojnë lëndimet për Hazardin, pritet të mungojë për dy ndeshjet ndaj Chelseat

Gjigandi spanjoll Real Madrid e ka konfirmuar që ylli belg Eden Hazard do t’i nënshtrohet operimit në kyçin e tij të këmbës gjatë ditëve në vazhdim, procedurë kjo që nuk do ta lejojë atë të paraqitet në dy ndeshjet e fazës së çerekfinales së Ligës së Kampionëve kundër ish-klubit të tij, Chelseat.


Hazard ka kaluar nëpër disa momente jashtëzakonisht të pakëndshme në Spanjë që prej se u largua nga Chelsea në vitin 2019, duke dështuar që të mbajë konsistencën e tij te Reali për shkak të një kombinimi të formës së dobët dhe lëndimeve të shpeshta, përcjell KosovaPress.

Hazard nuk është ftuar në grumbullim me Belgjikën nga trajneri Roberto Martinez për ndeshjet e këtij muaji të kombëtares, dhe tani është konfirmuar nga Reali se është planifikuar një operim me shpresën që do të mënjanojë një problem që e ka penalizuar Hazard gjatë tërë vitit.

“Gjatë ditëve në vazhdim, lojtari jonë Eden Hazard do t’i nënshtrohet një operimi për të larguar pllakën osteosinteze në femurin e tij të djathtë”, shkruante në komunikatën e Realit.

Paraqitjet e fundit të Hazard me Realin ishin kryesisht paraqitje me minutazhë të vogël, ndërsa nuk është paraqitur me gjigandin spanjoll që nga barazimi 2:2 me Elchen në muajin janar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë