Në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme dhe Diasporës së Kosovës në Twitter, është njoftuar për një vizitë të ministres Donika Gërvalla në Maqedoninë e Veriut.
Gjatë njoftimit, në shkrimin në Twitter, është ngatrruar ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ku në vend të tij, është etiketuar një qytetar me emrin e njëjtë.
Pas disa minutave, zyrtarët e MPJD-së së Kosovës, kanë ndryshuar postimin duke e etiketuar profilin zyrtar të ministrit Osmani.
“E ftuar nga kolegu i saj nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani, Ministrja e Punëve të Jashtme Gërvalla zhvilloi bisedime të shkëlqyera me Presidentin Pendarovski, Kryeministrin Zaev, Kryetarin e Kuvendit Xhaferi, dhe të tjerë. Ajo, gjithashtu mori pjesë në një ceremoni për të emërtuar një rrugë në nder të babait të saj të ndjerë, Jusuf Gërvalla”, thuhet në shkrimin e MPJD-së në Twitter, raporton Zeri.info.
Kujtojmë se faqja zyrtare në Twitter e Ministrisë që udhëhiqet nga Donika Gërvalla, është e njohur për gafa të tilla edhe më herët, ku para kësaj ishte ngatërruar flamuri i NATO-s me atë të OKB-së.
Invited by her colleague 🇲🇰 FM @Bujar_O, 🇽🇰 FM Gërvalla held excellent talks in 🇲🇰 with President Pendarovski, PM Zaev, President of the Parliament Xhaferi, and others. She participated in a ceremony to name a street in honor of her late father, Jusuf Gërvalla, as well. pic.twitter.com/TA1Qqtafks
— MFA Kosova 🇽🇰 (@MFAKOSOVO) August 1, 2021