Loading…

Vasfije Krasniqi ftohet që para Kongresit Amerikan, të tregojë gjithçka që ka përjetuar nga serbët

  • 17/04/2019 | 17:00

Vasfije Krasniqi ftohet që para Kongresit Amerikan, të tregojë gjithçka që ka përjetuar nga serbët

Me iniciativë të ish-presidentes Atifete Jahjaga, Vasfije Krasniqi do të flasë para Kongresit Amerikan për tmerrin e përjetuar gjatë luftës, transmeton Gazeta Metro.


Vasfije Krasniqi-Goodman, viktima e dhunës seksuale në Kosovë e cila së fundmi themeloi edhe organizatën “Drejtësi për të gjithë”, do të rrëfejë para Kongresit Amerikan për përvojën e saj të hidhur gjatë luftës.

Ajo do të flasë para Kongresit me ftesë të kongresistit amerikan, Eliot Engel më 30 prill e që do të mundësohet me iniciativë të ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Këtë e kanë konfirmuar edhe burime të Klan Kosovës brenda zyrës së Jahjagës.

Poashtu merret vesh se ish-udhëheqësja kosovare do të jetë folëse kryesore në Kongresin Amerikan kur Vasfija do të shpalos përjetimet e saja para ligjvënësve amerikanë.

Ajo gjatë promovimit të shoqatës “Drejtësi për të Gjithë” të martën ka thënë se negociatat me Serbinë nuk duhet të zhvillohen derisa kjo e fundit të marrë dënimin për krimet e kryera në Kosovë.

Në tetorin e vitit të shkuar, Vasfije Krasniqi-Goodman vendosi që tmerrin e përjetuar gjatë luftës ta ndajë me publikun e që ndodhi që për herë të parë të vie një rrëfim i hapur i njërës prej viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë