Loading…

Varroset i vrari në ndërtesën e AKI’së, Isa Sejdiu |PAMJE

  • 05/09/2018 | 21:45

Varroset i vrari në ndërtesën e AKI’së, Isa Sejdiu |PAMJE

Gjatë ditës së sotme në varresat e fshatit Tërllabuq të Vushtrrisë, është varrosur Isa Sejdiu, punëtori i cili u vra dje në ndërtesën e AKI’së ku edhe punonte, shkruan gazetametro.net.


Familjarë, miq e kolegë që kishin shkuar t’i japin lamtumirën e fundit viktimës, kanë thënë se ai dhe dorasi ishin shokë, por që nuk ia kanë idenë se si ndodhi kjo tragjedi.

40 vjeçari ka lënë pas tre fëmijë, gruan dhe vajzën e vëllaut që i vdiq 10 vite më parë.

Ndërsa, dorasi Valon Iberdemaj është arrestuar, derisa i është bastisur edhe shtëpia, ku i është gjetur një armë pa leje.

Ndonëse u vra në ndërtesën e AKI, këta të fundit kanë thënë se vrasja nuk ka të bëjë asgje me veprimtarinë e këtij institucioni.

Viktima punonte në byfenë e Agjencisë, derisa dorasi ishte roje.

Mirëpo, ende nuk është zbardhur çështja dhe nuk dihet se cili ishte motivi i vrasjes./gazetametro.net

https://www.facebook.com/KlanKosovaOfficial1/videos/1853834718016618/?t=18

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë