Loading…

Varrosen sot dy fëmijët shqiptarë që vdiqën në aksident në Serbi

  • 29/11/2016 | 10:54

Varrosen sot dy fëmijët shqiptarë që vdiqën në aksident në Serbi

Ditën e sotme do të varrosen dy fëmijët shqiptarë njëri 5 e tjetri 8 vjeç, që vdiqën në aksident trafiku në Serbi teksa po ktheheshin nga Austria me familje në Kosovë për pushime.

Këtë gjë e bëri të ditur familja Dvorani përmes një njoftimi.

“Familja Dvorani nga fshati Terrstenik, Komuna e Drenasit njofton familjarët miqtë dhe bashkëqytetarët se varrimi i dy djemve tanë do të bëhet të martën në ora 14:00, në varrezat e fshatit Terrstenik. Muhamet A. Dvoranit – 8 vjeç dhe Mendim A. Dvorani – 5 vjeç kanë humbur jetën në një aksident në Novi Sad derisa ishin duke ardhur në vizitë në Kosovë, nga Austria”, thuhet në njoftimin e bërë nga familja e dy fëmijëvë të ndjerë

“Pjesëmarrja e juaj është ngushëllim dhe respekt për ne”, thuhet në fund të njoftimit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë