Loading…

Valoni e paralajmëron afrimin e Mërgimit te Kosova: Së shpejti bashkë këtu

  • 31/08/2021 | 17:51

Valoni e paralajmëron afrimin e Mërgimit te Kosova: Së shpejti bashkë këtu

Ndoshta ajo që është flitur në vitet e fundit mund të ndodh.


Ylli i RB Salzburgut, Mergim Berisha së shpejti mund ta shohim me fanellën e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Duke marrë parasysh si Shqipëria ia doli ta merrte Nedim Bajramin edhe Mërgim Berisha në rast që pranon mund të përfaqësojë Kosovën.

Në postimin e fundit në Instagram, Valon Berisha paralajmëroi ardhjen e Mërgim Berishës.

Ishte Mergim Berisha që i komentoi: “Mbret”, derisa përgjigja e Valonit ishte: “Se shpejti bashkë këtu”.

Pastaj, pas pak çasteve, edhe Mërgimi u përgjigj prapë përmes një ’emoji’.

Ndërkohë, në rast që Mërgimi do vijë te Kosova, atëherë do ishte përforcim shumë i madh, duke marrë parasysh kualitetin e madh të futbollistit që momentalisht është pjesë e Gjermanisë U21.

Gjithashtu, dje Muharrem Sahiti për lajmi.net, konfirmoi se futbollistët që duan ta përfaqësojnë Kosovën vetëm duhet të kërkojnë leje në UEFA dhe gjithçka mund të mbyllet për një kohë të caktuar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë