Loading…

Valon Syla tregon pse ministrja Gërvalla e përdorë fjalën “i’a heqi kapelën”

  • 27/08/2021 | 21:43

Valon Syla tregon pse ministrja Gërvalla e përdorë fjalën “i’a heqi kapelën”

Publicisti Valon Syla nëpërmjet një postimi në Facebook ka treguar prejardhjen e fjalëve ‘ua heq kapelën’ duke shpjeguar kështu edhe referencën që pati ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla – Schwarz kur thuri lëvdata për ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia me titullin “Heq kapelen para kolegut tim, Arben Vitia.”, shkruan Gazeta Metro.


Syla ka thënë se kjo fjalë e ka burimin nga Austro-Hungarezët, por që përdoret nga sllavët e jugut dhe kosovarët e morën si kopje me referenca jugosllave.

Ai ka shtuar gjithashtu se nuk ka parë shqiptar e as serb që e hjek plisin ose shajkaqën për ta përshëndetur dikë, por sheshirat e beretat po.

Ndërsa më tutje, ai ka thënë se sonte u’a heq “kapelën budallakise dhe jokompetencës se Ministrit Vitia e Ministres Schwarz.. . edhe pse kapelë nuk bajmë as na, as ata”.

Syla ka shkruar në fund se ata e ruajnë këtë fjalë sepse referencë e kanë veç Beogradin e Zagrebin, dhe s’kanë kurrëfarë reference moderne.

:Ja u heq kapelën është fjalë që përdoret në gjuhë të sllavëve të jugut… që kosovarët e morën si kopje me referenca jugosllave. Ndërsa, ata, e kopjuan, nga Austro-Hungarezët… Nuk mbaj mend shqiptar e as serb që e hjek plisin, ose shajkaqën për ta përshëndetur dikë. Por sheshirat, e beretat po, i kam pa.
Une sonte po ja u heqi kapelën budallakisë dhe jokompetencës së Ministrit Vitia dhe Ministres Schwartz… edhe pse kapelë nuk bajmë as na, as ata. Pra pe kuptoni pse e rujnë këtë fjalë… ‘skinem kapu’. Se referencë e kanë veç Beogradin e Zagrebin. Idiota të kufizuar, pa kurfarë reference moderne.
#albanologji #kopje #jugosllavi #skinem #kapu”, ka shkruar Syla.

Ai i referohet një postimi të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla – Schwarz e cila në kohën e lumit të kritikave ndaj ministrit Vitia për rritje enorme të rasteve me COVID-19 dhe vdekjeve ditore si pasojë e këtij virusi, doli në mbrojtje të tij, pikërisht duke ‘ia hequr kapelën’. /gazetametro.net 

Schwarz thur një mal lavdata për Vitinë: Ai menaxhoi në mënyrë shembullore pandeminë

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë