Loading…

Valon Syla tregon arsyen për dorëheqje të Hekuran Muratit, kërkimfaljes dhe lirisë së shprehjes

  • 01/07/2022 | 18:12

Valon Syla tregon arsyen për dorëheqje të Hekuran Muratit, kërkimfaljes dhe lirisë së shprehjes

Ministri i Financave pati reagim sot pas publikimit të disa shkrimeve të tij në të kaluarën ku ofendonte rëndë dhe tallej me veteranët e UÇK’së. Ai kërkoi falje, por nuk dha dorëheqje, e për këtë fakt gazetari Valon Syla publikoi një shkrim të gjatë në Facebook, shkruan Gazeta Metro.


Syla argumenton se, ndonëse nuk dha dorëheqje, ministri Murati e ka të përfunduar karrierën e vet politike.

“A s’po kupton që e ke kry karierën. Ec more te shtëpia… se me ato deklarata veç me kon i Ministrisë za Kosovo i Metohija e jo Ministër i Republikës së Kosovës”, ka shkruar Syla.

Më tej, ai flet edhe për lirinë e shprehjes dhe se si, sipas Sylës, kjo mund t’i takojë Muratiti si qytetar privat, por assesi si ministër në Qeverinë e Kosovës.

“Shprehja e lirë, i kish taku Hekuranit si qytetar privat, si individ me sha sa të don, por jo nga ‘petku dhe pozita e Qeverisë’, sepse aty është ministër edhe i vetetanit të UÇK’së, por edhe i ish udbashave që sot kanë pasaporta të RKS.”

Më poshtë mund të gjeni postimin e plotë të Valon Sylës.

Postimi i plotë:

“E hongër hekurin.

Hekuran Murati kërkoi falje, por pa dorëheqje. Ashtu qysh me statusa anti UÇK i mori do vota te një shtrese elektorale e nxitur me dekada nga njerëz të dyshimtë me Fake News, tash me kërkim falje po e ruan pozitën e Ministrit duke e mbajtur kuletën e shtetit. Konformizëm a? Llaskuca dhe Kopalla?

A s’po kupton që e ke kry karierën. Ec more te shtëpia… se me ato deklarata veç me kon i Ministrisë za Kosovo i Metohija e jo Ministër i Republikës së Kosovës.
Shprehja e lirë, i kish taku Hekuranit si qytetar privat, si individ me sha sa të don, por jo nga ‘petku dhe pozita e Qeverisë’, sepse aty është ministër edhe i veteranit të UÇK’së, por edhe i ish UDB’ashave që sot kanë pasaporta të RKS.

Kjo është njësoj si prifti katolik ta shaj Jezu Krishtin, dhe ende të qëndroj prift, ose Ministri Izraelit të bëjë gafe për holokaust, sa kish qëndru. Pra është njejtë edhe një Ministër i Kosovës, ta përdhos një vlerë si UÇK mbi të cilën u ndërtua Republika e Kosovës, ku ai është ministër dhe të mbetet ende aty. Pra, jep dorëheqje se sje i Kosovës Republikë, e tani fol shlirë, e shaj e çka duash, deri sa stë paditë ndokush. Krejt e dimë tashmë për bindjet e tua.

Njejtë vlen edhe për tjerë nga cilado parti e sidomos edhe për Ministren Gërrvalla.

Albini s’ju shkarkon sepse mendon njejtë si ju. Po ju kujtohet kur e pati shkarkuar Agim Veliun për një fjalë… e këta jo. Pse?

Sepse pajtohet. Ai madje pati jep dorëheqje nga UÇK. Kjo, sju kujtohet por duhet të ja u kujtoj nganjëherë pak si shpesh.”/gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë