Loading…

Valon Syla: Shkurt, Qeveria ‘Kurti II’ është e rrencave dhe llaskucave

  • 14/02/2022 | 21:46

Valon Syla: Shkurt, Qeveria ‘Kurti II’ është e rrencave dhe llaskucave

Gazetari Valon Syla ka folur për qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje, një vit pasi kjo parti fitoi zgjedhjet me 50,3% të votave.


Syla në Pressing të T7 e ka quajtur Qeverinë Kurti II, “Qeveri të rrencave dhe të llaskucëve”.

Ai tha se kryeministri Kurti ka gënjyer për të të gjitha çështjet që ka folur 20 vite sa ishte në opozitë.

Tutje Syla ka numëruar çështjet e çmimeve, të pensioneve, rrogave, pandeminë, shëndetësinë, energjëtikën e disa çështje të tjera për të cilat tha se doli e kundërta.

“Shkurt, kisha thënë që Qeveria Kurti II është Qeveria e rrencave edhe llaskucave. E rrencave në kuptimin se krejt çka ka thënë Albin Kurti 20 vjet opozitë, prej çmimeve, negociatat, pensionet, rrogat, punësimi i farefisnisë, pandemia, energjetika, shëndetësia ka dalë krejt kundër, pra ka rrejtë. Dhe llaskuca që s’ka mbetur njeri i të gjitha sistemeve pa ju kapur pas bishtit Albin Kurtit, për t’u bërë pjesë e këtij 50,3 përqindëshi që na e solli 14 shkurti”, ka thënë Syla.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë