Ylli i Llapit, Valmir Veliu, do të transferohet në Turqi, pas një sezoni të mirë që pati me klubin nga Podujeva.
Sipas burimeve të Klan Kosova., transferi i Veliut do të kushtojë 160 mijë euro.
Kjo do ta bënte atë si futbollistin më të shtrenjtë në historinë e futbollit kosovar.
Veliu tashmë është përshëndetur me shokët e skuadrës së Llapit.