Loading…

Valixhe me drogë në autobusin Kosovë-Gjermani, 3 në pranga

  • 08/01/2017 | 13:41

Valixhe me drogë në autobusin Kosovë-Gjermani, 3 në pranga

Tre persona janë arrestuar nga policia në pikën e kalimit kufitar, në Muriqan. Në pranga kanë përfunduar: Edmond Mulgeci, 57 vjeç, banues në Tiranë dhe dy kosovarë, Dugagjin Lyta, 48 vjeç; Ekrem Burovci, 34 vjeç.


Policia kufitare ka ushtruar kontroll në autobusin e linjës Kosovë-Gjermani, me targë 07 183 CE. Efektivët kishin marrë informacione, ndaj urdhëruar gjithë pasagjerët të zbrisnin në tokë çantat e tyre, raporton tvklan.al

Shofer i parë i autobusit ishte Ekrem Burovcim shoferi i dytë Dugagjin Lyta, dhe menaxher Edmond Mulgeci.

Gjatë kontrollit të çantave janë gjetur dy prej tyre pa pronar, ku brenda të cilave u gjet e u bllokua në cilësinë e provës materiale 20 kg kanabis.

Në këtë pikë kufitare janë bllokuar qindra kg kanabis, ndërsa qëllimi i vetëm i trafikantëve ka qenë nxjerrja e lëndës narkotike jashtë Shqipërisë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë